Sokol Kryeziu, biznesmeni që zotëron kompaninë Gerard-A është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Kryeziu është njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij.Ai u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme pasi ka qenë jashtë vendit.
Pronari i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që sipas SPAK kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesaxhi në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino me pagë rreth 400 euro në muaj.
Zoti Kryeziu e bleu kompaninë Gerard-A në prill të vitit 2021 nga Altin Kumara përmes një marrëveshje paksa të çuditshme.
Sipas marrëveshjes, cmimi i blerjes së kompanisë ishte 334 mijë euro, por në marrëveshje u përcaktua se Kryeziu do ta shlyente atë më këste për 6 vite.
Ndërkohë vetëm në periudhën 2019-2020 Gerard A kishte realizuar një fitim neto prej 500 mijë eurosh.