27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Fundi i krizës energjetike, çmimi i gazit bie në 25 euro

Çmimi i gazit natyror në Europë zbriti për herë të parë në dy vjet poshtë nivelit 24 dollarë për MWh duke vazhduar tendencën rënëse të nisur që në fund të vitit të kaluar. Madje për kontratat e ardhshme, për gazin që dorëzohet në Korrik, çmimi zbriti në 23.5 euro për mega, kuota më e ulët nga Maji i vitit 2021.

Rënia e shpejtë e çmimeve të gazit janë dëshmi se Europa e ka lënë pas krizën energjetike, të nisur në fillim të vitit të kaluar, kur Rusia sulmoi Ukrainën. Vetëm 9 muaj më parë, në Gusht të vitit 2022, gazi natyror në Europë tregtohej me 350 euro për Mega, pra mbi 15 herë më shtrenjtë se niveli aktual. Por në muajt e fundit të vitit, tendenca u përmbys.

Çmimet e gazit natyror po bien me ritme të shpejta për një sërë faktorësh. Së pari, Gjermania ka regjistruar rritje rekord të energjisë së prodhuar nga dielli. Në javën e parë të këtij muaji, sistemet fotovoltaike të instaluara në Gjermani prodhuar 1745 GigaWh energji enelektrike, ose 23.6 për qind të totalit duke regjistruar një rekord historik, i cili po thyhet nga muaji në muaji.

Së dyti, depozitat e gazit në Europë janë në nivelet më të larta historike. Edhe pse dimri ka kaluar, në Gjermani rezervat e gazit janë sa 74.1 për qind e kapacitetit total depozitues, ndërsa në Itali shifra qëndron në mbi 66 për qind. Ndërkohë një tjetër faktor që po i rrëzon cmimet e gazit me shpejtësi është kërkesa e dobët për shkak të motit të butë, por edhe aktivitetit të ngadaltë ekonomik. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *