27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fusha merr mirëmbajtjen e Sheshit Skendërbej me “koncesion“

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë Fusha shpk si fituese në tenderin për mirëmbajtjen e sheshit Skënderbej për një periudhë 3 vjeçare.

“Duke iu referuar procedurës së mësipërme, ju informojmë  se operatori ekonomik FUSHA shpk është identifikuar si fitues të procedurës së prokurimit me me vlerë të ofruar prej 106,9 milionë lekë pa TVSH,“ thuhet në njoftimin e Bashkisë shpalljes së fituesit.

Tenderi për të kaluar mirëmbatjen e sheshit Skënderbej tek privati u shpall në 18 prill. Fondi limit i përcaktuar në këtë procedurë ishte 119 milionë ose rreth 1.06 milionë euro. Ne gare u paraqiten 3 oferta ku me uleta ishte ajo e nje bashkimi operatoresh qe ofroi vleren 83.4 milione leke ose gati 200 mije euro me pak se Fusha e shpallur fituese. Por oferta e ulet eshte skualifikuar per mospermbushje te kritereve te tenderit.   

Objekti

Sipas procedurës së shpallur privati do të bëjë pastrimin ditor të pllakave të sheshit në një sipërfaqe që llogaritet rreth 26 mijë metra katrorë.

“Pastrimi gjeneral që do ti bëhet sheshit është pastrimi i cili do të bëhet çdo ditë. Ky pastrim nuk është i një teknike të veçantë por thjesht është një pastrim me fshesë nga punëtoret e përcaktuar i cili përfshin të gjitha hapësirat e sheshit Skenderbej dhe do të ndodhë një herë në ditë me qellim të heqjes së pjesës më të madhe të papastërtive që krijohen nga përdoruesit dhe kalimtarët e sheshit” thuhet në dokument.

Po kështu kontrata parashikon edhe pastrimin i elementeve rrethues, pastrimin e fugave dhe gurëve natyrorë një herë në 6 muaj, mirëmbajtjen e ndriçimit si dhe zëvendësimin e pllakave kur ato dëmtohen.

Kompania Fusha do të bëjë menaxhimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 36 mujore në këmbim të pagesës 1 milionë euro, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka nën vete armata punonjësish dhe ndërmarrje që merren me pastrimin, gjelbërimin apo ndriçimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *