“Stellantis, gjigandi botëror i prodhimit të autojeteve, do të fillojë me prodhimin e Pandas elektrike në Serbi. Këtë e ka konfirmuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç në fund të takimit institucional me Giorgia Melonin në Beograd. Vuçiç shprehu mirënjohjen për vendimin e Italisë për të investuar në Serbi edhe me Simest dhe Cdp.
“Gjeneratori Stellantis – përfundoi ai – përveç prodhimit të Pandas elektrike mund të jetë shtytësi i investimeve në automobila”. Në prill të vitit 2022, CEO i Stellantis Carlos Tavares u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd dhe në atë takim u njoftua se Stellantis do të prodhonte një model të ri makine elektrike në fabrikën e Kragujevacit në Serbi nga viti 2024.
Fiat është prezent në Serbi, në fabrikën historike në Kragujevac, që nga viti 2008. Investimi me vlerë 950 milionë euro është më i madhi i bërë ndonjëherë në Serbi. Në fabrikën, 30 për qind në pronësi të shtetit serb, deri vitin e kaluar prodhohej modeli Fiat 500 L, i cili punësonte rreth dy mijë punëtorë.
Më 28 prill 2022, Stellantis dhe qeveria e Beogradit nënshkruan një marrëveshje të re për një investim prej 190 milionë eurosh, nga të cilat 48 milionë financohen nga shteti serb. Sipas marrëveshjes, prodhimi i një makine elektrike të markës Fiat do të fillojë në Kragujevc, duke filluar nga mesi i vitit 2024. Fabrika aktualisht është e mbyllur për rikonstruksionin e linjave të prodhimit.
Vuçiq nënvizoi se shkëmbimi tregtar ndërmjet Italisë dhe Serbisë aktualisht është 4.6 miliardë euro dhe “shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë një nivel edhe më të lartë” dhe se Italia do të bëhet sërish “partneri i parë” i Serbisë në nivel ekonomik.