21 Shkurt, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e zonjës Xoxa

Nga CNA.al

Të tjera fakte zbardhen nga dosja e SPAK për biznesmenin Gentian Sula. Sipas të dhënave të zbardhura në vendimin e gjykatës rezulton se, Gentian Sula ka marrë fonde nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliajt.

Po ashtu rezulton se ka marrë përsipër 115 mijë eurot e Ajola Xoxës duke thënë se kanë qenë një kapar. Gentian Sula është biznesmeni që i ka dhënë Ajola Xoxës godinën në mes të Bllokut pa qira, ku normalisht duhet të paguheshin 25 mijë euro në muaj qira për atë ambient. Në këmbim të kësaj Gentian Sula është shpërblyer me tenderë.

Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të cilët GJKKO ka kryer hetime për lidhjet e tij me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën.

CNA ka zbardhur detaje të tjera mjaft interesante dhe me rëndësi për hetimin nga dosja Veliaj-Xoxa e zbardhur nga Gjykata.

Sipas të dhënave Gentian Skënder Sula ka deklaruar para prokurorëve se sa i përket shumës 115,000 euro të gjetura në ambientet e shoqërisë Partners Law Shpk, shtetasi Gentian Skënder Sula deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë. Shumat monetare ai i ka mbajtur në shtëpi, të tërhequra nga banka ndër vite.

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

“Në lidhje me shumën prej 115,000 eurosh të gjetura në ambientet e shoqërisë Partners Law Shpk, shtetasi Gentian Sula deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë. Shumat monetare ai i ka mbajtur në shtëpi, të tërhequra nga banka ndër vite dhe nga këmbimi valutor pranë pikës “Flamuri” te Libri Universitar. Ai pohon se kishte më shumë se dy vjet që i mbante këto shuma. Për sa u përket bankave ku ka depozituar apo tërhequr para, shtetasi Sula përmend Credins Bank, OTP Bank, dhe Intesa San Paolo Bank, llogaria e kësaj të fundit jo më aktive.

Kur iu prezantua një dokumentacion (distinë që shërben për lidhjen e parasë) me vulën sipër saj të Union Bank, deklaruesi mohoi lidhjen me këtë dokument, duke sqaruar se nuk ka kryer tërheqje pranë kësaj banke. Lidhur me pyetjen nëse ka pasur raste të këmbimeve valutore me destinë, ai konfirmon se mund të ketë qenë rasti në fjalë.

Shtetasi Gentian Sula sqaron se gjatë dorëzimit të shumës monetare në 4 dhjetor, ai ka qenë i vetëm në takim me shtetasen Ajola Xoxa dhe për këtë arsye nuk ka pasur ndonjë person të tretë prezent. Ai shpjegon se kishte planifikuar ta formalizonte procesin me noter, por për shkak të udhëtimit të planifikuar jashtë vendit, nuk kishte kohë ta realizonte.

Lidhur me nxitimin për dorëzimin e shumës, ai deklaron se kjo ishte për shkak të planit të shtetases Ajola Xoxa për të blerë zyra dhe për t’u zhvendosur në ambiente të tjera. Shumat monetare, të futura në një qese, janë dorëzuar në zyrën e saj. Gjithashtu sqaron se nuk ka bërë blerje të tjera cash në vlerë të konsiderueshme.

Për sa i përket kontratës së kaparit ndërmjet tij dhe shtetases Xoxa, në të cilën është përcaktuar shuma prej 220,000 eurosh, shtetasi Gentian Sula sqaron se kontrata kushtëzohej nga procesi i rivlerësimit, për të cilin ata prisnin daljen e një ligji përkatës. Ai deklaron se situata nuk e favorizonte vazhdimin e marrëdhënies dhe se kohët e fundit i ka kërkuar shtetases Ajola Xoxa të revokojë kontratën”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

Por, sipas organit procedues pas deklarimeve të Gentian Sulës, thuhet se në lidhje me dhënien e të hollave për qëllime kapari, me një akt privat (jo noterial) të përpiluar vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për kontrollin e ambienteve, të paraqitur pranë kësaj gjykate gjatë seancës për heqjen e sekuestros, konstatohet se duke marrë në konsideratë prerjen e kartëmonedhave euro (prerja 500) dhe përzierjen e tyre me kartëmonedha të ndryshme, si USD etj., si edhe duke pasur parasysh marrëdhënien mes këtyre shtetasve, ngrihen dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ato (të hollat) nuk i përkasin vlerës së ndonjë kontrate shitblerjeje, por kanë qenë në posedim të shtetases Ajola Xoxa kohë më parë.

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

Këtu duhet të kihet në konsideratë dhe fakti që Ajola Xoxa në momentin e parë të kontrollit u ka thënë hetuesve se shumat e parave vinin nga trashëgimia e babait.

Gentian Skënder Sula ka pohuar para SPAK se ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. 

Nënvizojmë se Gentian Skënder Sula ka marrë fonde nga Bashkia e Tiranës për kompaninë “Noa Control” disa herë dhe këtë e vërteton dhe SPAK, duke dhënë detaje nga shumat që ka marrë Gentian Sula me firmën e kryebashkiakut Veliaj.

SPAK/ Gent Sula i NOA-s mori përsipër 115 mijë eurot e

Gentian Skënder Sula është biznesmeni për të cilin CNA raportoi se i ka dhënë vilën Ajola Xoxës, ku normalisht ajo do të duhet të paguante 25 mijë euro në muaj për godinën në mes të bllokut.

Por Ajola Xoxa e përfitoi falas, pasi bashkëshorti i saj Erion Veliaj kujdesej që t’i jepte tenderë në këmbim Gentian Sulës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *