28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Gjiknuri: Emri im po përdoret politikisht, nuk ka prova që 2 udhëtimet me Zoton e Mërtirin janë të paligjshme!

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka folur për përfshirjen e tij në dosjen e Ahmetajt dhe udhëtimet me dy biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Gjinkuri u shpreh se përmendja e tij bëhet për qëllime politike dhe nuk ka asnjë provë që tregon paligjshmëri në 2 udhëtimet e tij me Zoton e Mërtirin.

“Duan të përdorin emrin tim për kauza politike. Të them të drejtën të gjitha udhëtime, vetëm 2 që kanë dalë në media, janë zyrtare kanë dokumentacionin përkatës. Nuk kam pse të nxjerr letra, por udhëtimet e mia janë të deklaruara, s’kam shkuar për qejf. Roli im si ministër s’ka shkelje ligjore. S’ka dalë askush të thotë një shkelje ligji nga unë kur isha ministër. Çdo ministër përgjigjet për atributin e tij. Qeveria nuk është organizatë kriminale, përkundrazi. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, bëhet fjalë për raste konkrete” tha Gjiknuri.

Ish ministri i Infrastrukturës u shpreh i gatshëm të japë shpjegimet në SPAK nëse do të thirret nga prokurorët.

“Me Ahmetajn kam bërë udhëtime se kan qenë ministër dhe koleg, dhe këto takime merrni informacion dhe e kuptoni. Kur të thërritem do jap shpjegime, në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuzat politke dhe kuazipenale kanë vite që rëndojnë ndaj meje, s’është krim të njohësh njerëz. Është shumë vapë tani dhe ju duheni këtu.”- përfundoi Gjiknuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *