Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e kompanisë koncesionare të inceneratorit të Tiranës për heqjen e sekuestros.
Prokuroria e Posaçme kërkoi sekuestrimin e landfillit të Tiranës ku ishte projektuar ndërtimi i inceneratorit për djegien e mbetieve të pariciklueshme.
SPAK kërkoi sekuestrimin më 28 korrik 2023 pasi gjeti shkelje në dhënien e koncesionit dhe i cilësoi Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin pronarët de facto të kompanisë duke përfituar 4 mln euro nga fatura fiktive.
Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët faktikë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.
Vox News