Një fermer shqiptar kanabisi është këshilluar nga një gjykatës që t’i thotë çdo bashkatdhetari që mendon të hyjë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar se ka të ngjarë të përfundojnë në borxh dhe të shfrytëzuar nga bandat kriminale.
Mahmut Selimaj emigroi në Britani në mënyrë të paligjshme duke menduar se do të mund të punonte shumë dhe të merrte një pagë të mirë. Por ai përfundoi në borxh ndaj atyre që e trafikuan në mënyrë klandestine në Britani.
Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se borxhi e bëri të riun shqiptar të pambrojtur ndaj shfrytëzimit duke e detyruar të punonte në një fermë kanabisi në Northumberland për të shlyer detyrimet. Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, policia hyri me forcë në një pronë komerciale në Ashington dhe, ndërsa e bëri këtë, Selimaj u pa duke dalë nga çatia e banesës. Ai u arrestua dhe policia gjeti 173 bimë kanabis në proces kultivimi.
Gjykata dëgjoi se 26-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai bëri një kërkesë për azil në vitin 2022, por pas një mosrespektimi të procesit të azilit kërkesa u tërhoq.
Avokati mrbrojtës Andreë Walker, duke u mbrojtur, tha: “Është një përrallë fatkeqësisht e njohur. Ai nuk erdhi në Britani për t’u bërë kriminel. Me naivitet shpresonte se mund të punonte shumë për një pagë të arsyeshme, por ata që vijnë në këtë vend shpesh janë borxhlinj ndaj atyre që i sjellin dhe borxhi i tyre shpesh i bën ata të kontigjent për shfrytëzim.
Selimaj u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me gjashtë muaj burg. Regjistruesi Toby Hedëorth KC i tha atij: “Ti erdhe në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, por unë jam i kënaqur që erdhët me synimin për të bërë një jetë legjitime këtu duke punuar shumë. Fatkeqësisht, siç e dinë shumë mirë gjykatat, borxhi që shpesh lidhet me ardhjen tënde në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme do të thotë se je i ekspozuar ndaj shfrytëzimit nga të njëjtat banda kriminale që të kanë sjellë këtu.”
Në fund gjykatësi ka patur dhe një këshillë për të riun shqiptar.
“Shpresoj që rikthimi juaj shumë i shpejtë në Shqipëri t’ju japë gjithashtu mundësinë t’u tregoni të tjerëve në vendin tuaj se udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme ka të ngjarë të çojë jo vetëm në borxhe të konsiderueshme ndaj bandave kriminale, por edhe në shfrytëzimin e tyre në të njëjtën mënyrë siç u shfrytëzuat ju. Ndaj këshillohet shumë më mirë të mos përpiqeni të vini këtu në radhë të parë.”