20 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Greqia sjell autostradën në Kakavijë/ Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Kryeministri grek Qirjako Micotaqis nënshkroi kontratën për fillimin e punëimeve të autostradës, që do të lidhë Janinë me Kakavijën. E konceptuar si zgjatim i autostradës ekzistuese Ionia, rruga ka një gjatësi 68 kilometër.

“Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë,” deklaroi Micotaqis gjatë nënshkrimit të kontratës.

Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.

Autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.

“Epiri, që dikur ishte i izoluar, është sot ndoshta rajoni më i ndërlidhur. Me autostradën Egnatia, autostradën e Jonit dhe sigurisht me projektin shumë të rëndësishëm, E65 që është drejt përfundimit,’ tha shefi i qeverisë greke.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *