Fitimi i kompanisë që ka me koncesion hidrocentralet në lumin Devoll u ul me tre herë vitin e kaluar. Por sërish Devoll Hydropëer mbetet një nga kompanitë me fitimet me të larta në Shqipëri.
Të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se Devoll Hydropoëer regjistroi një fitim neto prej mbi 6 miliardë lekësh ose 60 milionë euro vitin e kaluar nga 18 miliardë që ishte shifra një vit më parë. Viti 2022 rezultoi i artë për prodhuesit e energjisë me ccmimet e eneergjisë elektrike që arritën nivele rekord të pashënuara më parë, si pasojë e konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.
Por gjatë vitit të kaluar ccmimet e energjisë u stabilizuan në nivele normale. Kjo ka bërë që të ardhurat e prodhuesit më të madh privat të energjisë në Shqipëri për vitin 2023 të ulen me tre herë, ashtu si dhe fitimi respektiv krahasuar me vitin 2002.
Devoll Hydropoëer ka ndërtuar dy hidrocentrale mbi lumin e Devollit, Banjën dhe Moglicën me fuqi të instaluar prej 256 mega në total. Aksionet e kësaj kompanie zotëron në masën 100 për qind nga gjigandi norvergjez i prodhimit të energjisë Statkraft.