28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Hidrogjeni në Bulqizë, flet profesori i ekipit zbulues/ Muceku: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë. Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl Muceku, i cili ishte pjesë e ekipit prej 8 profesorësh shqiptarë dhe francezë, që zbuluan praninë e këtij gazi që konsiderohet si karburanti i së ardhmes, tregon për TV SCAN detajet e studimit, puna e të cilit filloi në maj të vitit të kaluar.

Përveç sasisë së madhe, kjo është depozita e parë e hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë, duke i dhënë vlera të jashtëzakonshme reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë, që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Prof. Muceku tregon edhe procesin e ndjekur, që konsistoi në matjen e flluskave të gazit në ujërat e minierës.

Ndërkaq, duke marrë në konsideratë sasitë e madha, vlera ekonomike është shumë e madhe.

Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *