27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Importi i karburanteve rikthehet në nivelet e para krizës

Importet e karburanteve u rritën me 10.7 për qind në tetë mujorin krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat janë bërë publike nga ministria e Financave. Sipas të dhënave, për periudhë Janar-Gusht 2023, Shqipëria importoi në total 408.8 mijë tonë karburant nga 369.4 mijë tonë që ishte shifra për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Statistikat e serive kohore tregojnë se importi i karburanteve këtë vit është rikthyer në nivelet e para krizës duke qenë ekzaktësisht në të njëjtën nivele me tetë mujorin e vitit 2021.

Importi i karburanteve shënoi një ulje të fortë vitin e kaluar, pasi shpërthimi i luftës në Ukrainë e çoi cmimin deri në 300 lekë për litër. Pavarësisht presionit publik, qeveria rezistoi të bëjë lehtësim taksash tek karburantet për të ulur çmimin e tyre në treg. Në vend të kësaj, qeveria ngriti një bord shtetëror për të kontrolluar çmimesh, me qëllim që të mos lejonte spekulimet në treg.

Por pavarësisht bordit, çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arritën nivele rekord të pashënuara ndonjëherë më parë. Kjo bëri që qytetarët të ulnin konsumin, ndërkohë që paralelisht nxiti dhe kontrabandën, veçanërisht në zonat kufitare të vendit. Si rezultat zhdoganimi i karburanteve shënoi një ulje drastike vitin e kaluar, e cila është rekuperuar plotësisht këtë vit.

Karburantet janë burimi kryesor i të ardhurave për doganën duke dhënë rreth 22-25 për qind të të ardhurave totale që mblidhen në dogana. Pas karburanteve, burimi i dytë është taksimi i cigareve,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *