28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata dënon me 5.8 vite burg Lefter Kokën dhe shpall të pafajshëm Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi të enjten akuzat e shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit,  dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm,  lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Koka u shpall fajtor për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 5 vjet e tetë muaj burgim, ndërsa Bllako u shpall i pafajshëm. Prokuroria e akuzonte Bllakon për shpërdorim detyre dhe kërkoi më parë dënimin e tij me 2 vjet e tetë muaj burg.

Gjykata dënoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg të akuzuarit si organizatorë të skemës korruptive, Mirel Mërtiri dhe  për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndërsa pronarja e kompanisë koncesionare, Albtek Energy,  u dënua me 4 vjet e tetë muaj burgim.

Vendimi për inceneratorin e Elbasanit u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga  dhe me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn. Ndonëse ishte paralajmëruar se do të shpallej në orën 13:00, gjyqtarët hynë në sallën e gjyqit tre orë më vonë, duke u justifikuar se kishin qenë në dhomën e këshillimit.

Gjykata gjeti gjithashtu fajtorë edhe katër zyrtarët , Serfin Papa e . Abeshi dhe Zeqo u dënuan me nga 2 vjet e 8 muaj burg secili.

Çabiri u dënua me 2 vjet burg, ndërsa  me 1 vit e 4 muaj burg, por u vendos lirimi i tyre për shkak se e ka kryer dënimin.

Për korrupsion dhe pastrim parash u deklaruan fajtore edhe dy shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., të cilat u dënuan me “mbarimin e personit juridik”. Po ashtu, u vendos që të konfiskohen të gjitha pasuritë e këtyre dy shoqërive.

Gjykata pranoi një pjesë të kërkimeve të  lidhur me konfiskimin e pasurive dhe aksioneve që zotërohen nga i pandehuri Lefter Koka. Sipas gjyqtares Ulliri, u vendos të konfiskohen aksionet e Kokës në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergji Kastrioti Skënderbeu” në vlerën e korrupsionit të kryer; shoqëritë tregtare “Pivot 04”sh.p.k. dhe shoqëria “Sili” sh.p.k..

Ndërkohë, u vendos të hiqet sekuestroja preventive ndaj pasurive të tjera të Kokës.

Skandali i inceneratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisore, si justifikim për të dhënë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës.

Më datën 18 maj, SPAK kërkoi 39 vjet burg për gjithë të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa të akuzuarit kërkuan pafajësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *