1 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Influencerët shqiptarë fituan 33 milionë euro nga rrjetet sociale vitin e kaluar

Administrata Tatimore zbuloi se influencerët shqiptarë fituan 33 milionë euro nga platformat sociale vitin e kaluar.

“Nga verifikimet paraprake me bankat rezultojnë rreth 33 milion euro të ardhura nga individët për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj,” thanë Tatimet në një njoftim publik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar këtyre subjekteve që të plotësojnë deklaratën e të ardhurave, pasi do të taksohen.

“Administrata Tatimore fton tatimpaguesit ti deklarojnë këto të ardhura në Diva 2024. Afati final i dorëzimit të DIVA 2024 është data 1 prill,” njoftuan tatimet.

Të dhënat e zbuluara nga Tatimet tregojnë se biznesi i rrjeteve sociale është bërë një treg i rëndësishëm, që gjeneron të ardhura të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *