1 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

“Ish-kreu i UKT Durrës ka përfituar 30 milionë euro nga tenderët”

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar se Spartak Kovaҫi, i cili ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës ka përfituar mbi 30 milionë euro nga kontratat publike. 

Sipas Vangjelit, gjatë kohës që Spartak Kovaҫi ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të  babait të tij pra “ADRIATIK sh.p.k.” ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike. 

Denoncimi

Spartak Kovaҫi ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 Tetor 2013 deri 31 Gusht 2022.
Kompania “ADRIATIK” shpk, ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve.

Ky është dhe babai i Spartak Kovaçit.

Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij pra ADRIATIK shpk ka përfituar mbi 30 milion euro me kontrata publike konkretisht nga:

UKT Tirane, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ndër të cilat

spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :

REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.

UKT Tiranë qeras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro.

UKT Pogradec qeras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro.

Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro.

Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *