29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Këlliçi publikon studimin e IFC: Erion Veliaj rriti  tarifën e propozuar nga 38 euro në 90 euro

Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëkohësisht edhe i deleguari politik për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat nga selia blu, ka publikuar për herë të parë dokumentin e IFC-së për studimin në lidhje me pastrimin e Tiranës.

Gjatë konferencës, Këlliçi tha se, Erion Veliaj gënjen kur thotë se, e ka ulur çmimin e pastrimit të Tiranës, sepse sipas dokumenteve, në fakt ai e ka rritur me 2.5 herë çmimin për ton në lidhje me trajtimin e mbetjeve.

Denoncimi i Këlliçit
Përshëndetje dhe faleminderit gazetarëve që kanë treguar interes dhe kanë ardhur në këtë konferencë, e cila në fokus ka skandalin e korrupsionit dhe vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës

Jemi këtu për të demontuar mashtrimin mbase më të madh të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me studimin e IFC të vitit 2014, ku pretendimi i përsëritur në vite ka qenë se bazuar në këtë studim që kishte një tarifë prej 38 eurosh për ton për pastrimin e Tiranës, Erion Veliaj pasi u shpall kryetar bashkie në vitin 2015, vendosi të ketë një tarifë prej 29 eurosh, duke ulur kështu koston.

Por ndërkohë, si çdo pretendim i Erion ne sot do demontojmë me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për herë të parë do bëjmë publik raportin e IFC të vitit 2014, i cili nuk gjendej kur është kërkuar nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në vitin 2022. Unë e kam kërkuar me ngul këtë material, por çuditërisht as Bashkia e Tiranës dhe as Ministria e Financave nuk e dispononin këtë material.

Për fatin e mirë, sot në Bashkinë e Tiranës vijon të ketë punonjës të ndershëm, të cilët para pak javësh kanë sjellë një kopje origjinale të studimit të BB dhe IFC dhe ne kemi pasur mundësinë gjatë kësaj periudhe të hulumtojmë me detaje mbi këtë propozim që i ka ardhur Bashkisë së Tiranës në kohën që drejtohej nga PD.

Po ta shihni që në hyrje të projektit, të pesë pikat kryesore sqarojmë se ky propozim që ka ardhur në atë periudhë, që kishte tarifën 38 euro për ton, ishte për pastrimin e qytetit dhe rrugëve, mbledhjen e transportin e mbetjeve, zgjerimin e landfillit të Sharrës për një depozitim afatgjatë, depozitimin e mbetjeve në landfill dhe përpunimi dhe trajtimi i mbetjeve.

Që të jemi të qartë, këto 5 pika përfshijnë çdo proces që ka të bëjë me pastrimin, përpunimin dhe depozitimin e plehrave në Tiranë.

Studimi i IFC bënte një përllogaritje për një periudhë 20-vjeçare, duke përllogaritur sasinë totale të mbetjeve që do përpunoheshin në të dhënat zyrtare, që nëse e shihni në pikën e fundit, sasia totale shkonte në 250 mijë ton në vit. Duke përfshirë mbetjet e Tiranës në bashki dhe komuna e fshatrat.

Në faqen e fundit ka një përmbledhje ku 12 euro për ton do ishte tarifa për depozitimin e mbetjeve dhe 26 euro do ishte mbledhja e mbetjeve.

Pra, e thënë fare qartë, ka pasur një tarifë prej 38 eurosh, por për të mbyllur të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve.

Por ne sot që flasim paguajmë 29 euro për ton për një incenerator që nuk ekziston dhe kjo tarifë është rreth 12 milpionë euro nëvit.

Dhe bazuar në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, vetëm për pastrimin e qytetit, ne kemi paguar vetëm vitin e kaluar 16.7 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *