Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Posaccme, SPAK, drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Kërkesa e firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i është dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Aty kërkohet arrestimi i Ahmetajt dhe kontrolli personal dhe i banesës.
“Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, nenet 12 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit, në kuadrin e procedimit penal numër 277/1, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,” thuhet në kërkesë.
“Kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura,” vijon shkresa.
Burimi: Syri.net