27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Editorial

Klima e biznesit si plakat e Prillit

Artur Papajani

Dhoma të Huaja të Tregtisë ankohen …

Dhomat Shqiptare, Shoqata shqiptare që “heshtin”. Pse ? Deri kur ?

Çfarë ekuacioni?

1-Ligjet nuk shkelen, por më keq akoma, ato shmangen e shpërfillen.

Herë pas here, marrëdhëniet shtet biznes, zhvillohen në kushte ciklike, me ulje e ngjitje. Por sot, ato në shumë raste, nuk ekzistojnë pothuaj fare.

2-Diskutimi e konsultimi i një projektligji me grupet e interesit,me ekspertët, po zëvendësohet me konsultimet popullore !

Pyetet populli :

– A t’i rrisim gjobat biznesit ?!

– A të legalizojmë e pastrojmë paratë e pista?!

3-Studimi i Ekonomisë, parashikimi, ekspertiza, zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga surpriza e pragmatizmi.

E tillë është e ashtuquajtura reformë e pagave.

E paprezantuar dhe e pakonsultuar me aktorët përfshirës.

A janë studiuar efektet?

A luftohet inflacioni, me stimulim të inflacionit?

Rritjet emocionale të pagave,mund të çojnë, në rritje të taksimit të të ardhurave personale, të kontributeve shoqërore e shëndetësore,inflacion të pakontrolluar, çmime të rritura.

4-Sistemi i drejtësisë, larg pritshmërive.Tashmë proçesi bëhet kalvar.Po me të ç’patën ?

5-Akoma nuk ka një strategji për ngushtimin e informalitetit. Asgjë e re. Asgjë e parashikueshme.

6-Konkurenca po dëmtohet.Edhe në prokurimet publike.

Stimulimi i dhënies së përfitimeve, një grushti kompanish,kur të tjera kompani, i konsideron të detyruara që, gjithmonë vetëm të paguajnë për të privilegjuarit.

 

⚡Më vjen ndër mend, George Orwell tek Ferma e Kafshëve :

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta”……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *