Klodian Tomorri
Keto dite ka nje lufte te madhe mediatike, e cila po shigjeton Banken e Shqiperise. Lufta financohet nga kompanite e mikrokredive.
I keni pare si po dalin ne televizionet e medha cdo dite, ku marrin emisionet me te rendesishme te vendit me qira. E gjitha behet per te zmbrapsur rregullimin me te forte ligjor te mikrofinances, por edhe segmentin e kredise jashte saj qe levrohet nga bankat.
Ky eshte rasti per te qene me Banken e Shqiperise.
Banka Qendrore meriton pergezime per ndryshimet e reja ligjore ne kuader te mbrojtjes se konsumatorit. Sigurisht, qe jane te vonuara se duhet te ishin bere kohe me pare. Por me mire vone se kurre.
Kerkesat per analize te detajuar financiare te huamarresit e veshtiresojne kredine grabitqare qe buronte nga mikrofinanca. Vecanerisht ajo reklama “hajde me karte identiteti te marresh kredi per pak minuta” tani shkon ne kosh.
Kufizimi jo me shume se dy kredi per te njejtin konsumator, po ashtu ngushton shtegun e mashtrimeve.
Megjithate lobimi i mikrofinancave arriti te heqe disa shtrengime.
E para rritja e raportit “sherbim borxhi/ te ardhura ne 60 per qind nga 40 per qind qe ishte, eshte levizje ne kahun e gabuar.
Raporti optimal i sherbimit te borxhit pergjithesisht cilesohet nen 35 per qind te te ardhurave.
Se dyti, rrezimi i nenit per miratimin paraprak nga Banka e Shqiperise te reklamave qe bejne kompanite e mikrokredive eshte serish cedim, qe nuk duhet te kishte ndodhur.
Problemi eshte i thjeshte. 600 milione euro kredi nga mikrofinanca jane shume. Shume. Ky eshte nje treg qe duhet mbytur me rregullim dhe duhet tkurrur.
Prandaj rregullimi duhet te vazhdoje. Pavaresisht parave harram qe derdhen lum per lobime dhe PR mediatik per te zmbrapsur rregullimin.
Lista e zeze duhet te jete me funksionale sipas modelit te kumarit. Familjet duhet ta dine, qe kane te drejte te mos lejojne nje anetar te tyre te marre kredi neper kompanite e mikrofinances. Sepse shume prej tyre jane marre peng pa dijenine e tyre.
Por levizja me e rendesishme per te barazuar fushen e lojes duhet te jete heqja e titullit ekzekutiv per kontratat e huave ne sektorin e mikrokredive, vecanerisht ne segmentin konsumator.
Ajo reklama “kredi pa kolateral” eshte nje mashtrim i madh. Sot me 5 mije leke borxh te marrin shtepine sic ndodhi masivisht me MCA-ne. Por ky eshte nje rregullim ligjor qe duhet ta beje parlamenti.
Sepse fusha e lojes mes peshkaqeneve grabitqare te mikrokredise dhe qytetareve eshte e pabarabarte. Ligji eshte me te paret, kur duhet te jete me te dytet.