Artur Papajani, ish drejtor i Tatimeve
Konfuzioni i rikrijuar në tatimin mbi të ardhurat e të vetëpunësuarve :
📍 nuk i shërben interesit publik;
📍 nuk i shërben të vetëpunësuarve;
📍 nuk i shërben qeverisë ;
📍 nuk i shërben as dreqit.
1.Gjykata vendosi 0% normën tatimore për të vetëpunësuarit. Pa i dalluar përsa i takon numrit të klientëve, me një, tre apo tridhjetë!
2.Juridikisht në grupin e të vetëpunësuarve, përfshihen të gjithë personat fizikë, pa dallim e pa lidhje me numrin e klientëve.
3.Taksimi i një grupi nga këto, si jo të vetëpunësuar, por si të punësuar, është çështje teknike dhe jo juridike. Ky trajtim merr fuqi kur të rifillojë taksimi për të gjithë personat fizikë e juridikë me qarkullim mbi 14 milionë lekë.
4.Gjykata vendosi 0% tatimin, që ky të ishte njësoj për të gjithë, duke u mbështetur dhe ruajtur parimin e barazisë.
5.Qënia në statusin i vetëpunësuar është çështje juridike, që ligjërisht përfshin të gjithë ato persona fizikë që janë regjistruar në QKB si të tillë.
6.Taksimi i një pjese të vetëpunësuarve si të punësuarit, është çështje teknike dhe bëhet efektive kur të rifillojë taksimi, pra sipas ligjit, pas vitit 2029.
7.Një taksim veçmas i një grupi të biznesit shqiptar, do të ishte një iniciativë për të nxitur evazionin në një formë të paparë më parë në Shqipëri, në Kontinent dhe në Planet.
P. S.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë foli për të vetëpunësuarit!
Çdo mendim a veprim alternativ që cënon vendimin e saj, cënon rendin Kushtetues, cënon Republikën e Shqipërisë!