27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Korridori VIII hekurudhor përfshihet në rrjetin transevropian TEN-T

Korridori VIII hekurudhor, që nis nga Porti i Durrësit, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut do të bëhet pjesë e rrjetit kryesor transevropian të transportit, që njihet ndryshe si TEN-T.

Aktualisht, ky segment ka qenë pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës, por me riklasifikimin e tij i jepet priortiet për investime në të ardhmen. Për t’u bërë pjesë e rrjetit kryesor fillimisht parlamenti shqiptar duhet të miratojë marrëveshjen e nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për harta treguese të rrjetit transevropian të transportit në vendin tonë.

Ndërkohë që, kjo marrëveshje shërben për procedurë për të vijuar me miratimin nga Komisioni Evropian të ndryshimit të rregullores së BE-së, për zgjatimin e rrejtit TEN-T kryesor.

Rregulloja TEN- T identifikon projektet me interes të përbashkët, përcakton prioritetet për zhvillimin e rrjetit transevropian të transportit dhe specifikon kërkesat që duhen respektuar për menaxhimin e infrastrukturës së rrjetit transevropian të transportit.

Investimi i mundshëm në këtë linjë do të ishte një hap përpara, duke qenë se mungesa e investimeve në projekte hekurudhore e kanë çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me transportin rrugor dhe atë ajror.

Aktualisht janë disa projekte ku kanë nisur punimet apo janë hedhur hapa drejt projektimit të tyre, por dëri në përfundim të tyre gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend mbetet vetëm 204 km. 3 linjat e shfrytëzueshme janë Kufi- Gjorm, Durrës – Elbasan dhe Fier – Vlorë. Numri i pasagjerëve për periudhën prill – qershor të këtij viti u regjistrua në 3.290, duke shënuar rënie me 34,5 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2022.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *