2 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Korridori VIII/ Tunel me Maqedoninë e Veriut, shkurtohen 24 km

Pas nënshkrimit të kontratave kanë nisur punimet në lotin III dhe IV të rrugës Elbasan Qafë – Thanë, që është pjesë e korridorit VIII. Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije detajet e ecurisë së punimeve edhe për segmenet e tjerë, si dhe dakordësinë e arritur me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km.

Ndërkaq, duke marrë në konsideratë trafikun e rënduar që krijohet në hyrje të qytetit të Elbasanit, u theksua se ndërtimi i bypassit të këtij qyteti është një nga projektet më prioritare dhe aktualisht po aplikohet për gjetjen e financimit.

Paralelisht, në muajin mars do të hapen edhe garat tenderuese për ndërtimin e lotit V dhe VI të korridorit VIII, që pritet të jetë tërësisht i përfunduar në vitin 2027.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *