27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

Miku i non gratave qe na fton te mos votojme opoziten non grata

Kryeministri e mbylli fushaten ne Tirane me mesazhin, qe tashme prej dy vitesh eshte bere refreni politik i Partise Socialiste. “Na votoni ne, mos votoni non gratat dhe hijet e se shkuares,” perseriti ndoshta per here te 700-te.

Pra edhe ne keto zgjedhje alternativa politike dhe madje edhe programi qeverises qe maxhoranca u ofron qytetareve eshte ky. Andej keni non gratat, ne jemi alternativa politike perendimore.

Per nje popull me sentiment te theksuar pro amerikan, sigurisht qe shtypja e tastit te non grates eshte nje mekanizem efektiv. Aq efektiv sa qe i lejon kryeministrit dhe maxhorances se tij, qe te konkurroje pa asnje program ne 61 bashki te vendit. Por ka nje problem. Per cilen non grate nuk duhet te votojme?

Ne Durres, kryeministri po i fton qytetaret te mos votojne non graten e opozites, por te votojne Vangjush Dakon.

Ne Shkoder, Edi Rama po u ben thirrje qytetareve te mos votojne per opoziten non grata, por po i fron te votojne per Tom Doshin.

Ne Elbasan po u thote qytetarebe te mos votojne per Luciano Bocin e Sali non grates, por te votojne per Aqif Rakipin.

Zoti kryeminister, si ta dallojne qytetaret se cilen non grate nuk duhet te votojne dhe cilen non grate duhet te votojne? Ose cila non grate eshte e mire dhe cila e keqe? Se edhe ne kete drejtim maxhoranca eshte serish perpara, me diference te theksuar madje. Per cdo 1 non grata ne opozites, ka 3 te tille ne preherin e kryeministrit.

Per cilindo qe mendon me koken e tij, eshte e qarte se kjo historia e non grates eshte nje hipokrizi e madhe e kryeministrit. Edi Rama ka deklaruar me ze dhe figure se non gratat i ka miq. Pra kryeministri yne nuk ka problem ideologjik ne kete drejtim. Thjesht ecen me parimin qe non gratat jane te keqij, kur jane kundershtaret e mi. Ndersa kur jane brenda gardhit tim, jane miqte e mi.

Natyra ose Zoti u kane dhene njerezve dhuraten e madhe te llogjikes dhe racionalitetit. Dhe ne kete rast racionalja eshte e qarte. Me mire 1 non grata se sa 3. Ndersa per kryeministrin racionalja do te ishte te nos e shtynte shume kete punen e non grates se nuk dihet cfare ndodh neser. Por kjo eshte zgjedhja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *