Për të disatën herë gjatë pushtetit të tij të gjatë, kryeministri Edi Rama zbuloi sërish naftë në Shpirag. Në Janar të vitit 2019, zbulimi ishte vetëm pak javë larg dhe do të ndikonte ekonominë shqiptare duke filluar nga viti 2020.
Vitin e kaluar, zbulimi i radhës u bë nga Holanda, ku kryeministri u takua me homologun e tij Rutte. Në versionin e 2022, zbulimi që ishte prapë vetëm pak javë larg do të trondiste pozitivisht jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën.
Tani i erdhi sërish radha zbulimit të radhës. Ky këtë herë është disa muaj larg dhe durimit 10 vjeçar po i vjen fundi. Madje kryeministri tha se qeveria po ngre sakaq Fondin Sovran që do të administrojë miliardat e dollarëve që Shqipëria do të fitojë nga nafta e Shpiragut.
Deri në zbulimin e radhës.