29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore Lajme nga vendi

Ku po humbasin turistët e qeverisë?

Zak Topuzi

Në këto ditë të nxehta fillim koriku, ka një debat për ecurinë e turizmit. Disa duke e nxirë e disa duke amplifikuar aritjet . Realisht dhe Statistikisht ka +35% më shumë lëvizje si 6 mujor, duke përdorur të njëjtën formulë llogaritje. Këtë e shikon çdo njeri në rrugët e Tiranës por këtu fillon problemi! Po komentoj modestisht.

Problemi fillon tek statistikat për të pasur një zhvillim të qëndrushëm të turizmit dhe pastaj politika zhvillimi deri në një Destinacion të Qëndrushëm. INSTAT flet për “Lëvizje të shtetasve të huaj” ( gjashtë mujori parë+35%), kurse Qeverisë i intereson ti quajë “Turistë” duke mos qënë e njëjta gjë.

Shqipëria po përdoret si kalim “Tranzit” për rajonin falë Aeroportit Rinas loë cost dhe kjo e ndërlikon situatën dhe kërkon një analizë të veçantë.

Operatorët formalë, me të drejtë, presin rritje të kërkesës, ndërkohë tregu informal i Ap po mer një kontigjent të rëndësishëm të turistëve të vërtetë por loë cost, që vetë i stimuluam!! Ekuacioni është bërë me shumë të panjohura dhe vështirë të zgjidhet dhe nga ekspertët më të mirë, qofte të huaj, pa statistika të sakta.

Një gjë është e dukshme: nuk ka se si të kenë ardhur 650,000 “Turistë” nga Montenegro për 2023, trefishim brënda dy vitesh, veçse, një pjesë e mirë, tranzit për të shfrytëzuar Aeroportin.

Këta nuk janë “turistët” që presim të lenë të ardhura. Duhet të ndryshojmë Strategji: Mjaft vila e Ap lux në bregdet!!! Planifikoni Resorte & Hotele të mëdha, që Shqiptarët dhe Kosovarët që kanë mundësi të paguajnë të mos kenë destinacion kryesor Turqinë ( dhe Greqinë këtë vit) por të pushojnë me dinjitet në bregdetin shqiptar.

Shenim: Titulli eshte i redaksise 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *