2 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kumbaro nuk humb kohë, hartohen aktet për ndërtime në Zonat e Mbrojtura

Jo vetëm hotele, por edhe ndërtime urbane dhe aktivitete të tjera ekonomike. Këto do të jenë veprimtaritë e lejuara në Zonat e Mbrojtura të vendit. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke përcaktuar aktivitetet që lejohen apo jo të zhvillohen brenda këtyre territoreve, që kanë vlera të larta natyrore.

Në secilin prej dokumenteve të nxjerrë për konsultim publik, përcaktohet se qëllimi është ruajtja dhe mbrojtja e vlerave peizazhistike të zonës së mbrojtur mjedisore dhe përbërësve të rëndësishëm të biodiversitetit dhe të natyrës në to.

Megjithatë, tashmë brenda këtyre zonave mund të zhvillohet veprimtari të tilla si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, në rastet kur subjekti pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Me ligjin e vjetër këto aktivitete kanë qenë të ndaluara për t’u zhvilluar brenda zonave të mbrojtura për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis. Ndryshimet e ligjit u propozuan nga 12 deputetë të Partisë Socialiste, por gjithsesi varianti final i miratuar në muajin shkurt të këtij viti mbajti në konsideratë propozimet e bëra nga qeveria.

Ai u miratua mes protestash nga ana e organizatave të shoqërisë civile, që kundërshtuan ndryshimet që në momentin që ato u propozuan, pikërisht për faktin se po i hapej rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *