Irena Beqiraj
Që turistët mund të shërbejnë edhe për qëllime propagandistike , kjo nuk është gjë e re . Historia na tregon se udhëheqësit autokratë shquhen për këtë. Përshembull Nazistët mirëpritën turistë në Rajhun e Tretë, duke mbuluar përgatitjet e tyre për luftë me përshtypjet sipërfaqësore por pozitive të turistëve.
Ndërkohë që përgatitjet ushtarake të Hitlerit ishin të plota, ” perceptimi i turistëve të huaj se Gjermania naziste nuk përbënte asnjë kërcënim për paqen botërore ishte jetike”- shkruan historiania Kristin Semmens. Për Goebbels-in, shefin e propagandës naziste pritja e turistëve ishte “paqja në kuptimin më të pastër të saj”.
Edhe për Frankon e Spanjës , turizmi ishte “një formë efektive e propagandës” që mund të demonstronte “legjitimitetin e Spanjës si model ekonomik edhe shoqëror.” Turistët ishin një mundësi e mirë për të propaganduar “përparimin, rendin dhe qetësinë e Spanjës së Frankos”.
Madje udhëheqësit autokratikë nuk nguruan të përdorin emra të njohur si promovues për vendet e tyre. Eshtë e njohur përpjekja e udhëheqësve sovjetikë për ti kthyer turistët në avokatë.
Shkrimtarë simpatikë, intelektualë dhe bashkëudhëtarë të tjerë të njohur botërisht janë pritur e nderuar në Moskë nga Stalini . Një listë njerzish të ndritur nga George Bernard Shaw dhe H. G. Wells te Pablo Neruda dhe W. E. B. DuBois – nuk nguruan ti kthenin kënaqësinë Stalinit duke e lavderuar diktatorin dhe sistemin e tij.
Një mënyrë tjetër e përdorur nga autokratët për të promovuar vendin edhe për të treguar respektin që bota ka ndaj tyre edhe vendit është duke organizuar samite. Putin shpenzoi pothuajse 400 milionë dollarë për kryesimin e takimit të G8 të vitit 2006 në San Petersburg. Rezultatet e ketij samiti mahnitën drejtuesit e televizioneve ruse të kontrolluara nga shteti.
“Ky Samit ishte më i rëndësishmi i mbajtur në Rusi që nga koha kur Stalini, Churchilli, dhe Roosevelti u takuan në Jaltë, deklaronte Channel One. “Është Rusia ajo që po vendos axhendën ekonomike të G8,” proklamohej në NTV.97
Nazarbayev po ashtu loboi fort që Kazakistani të kryesonte Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europiane OSBE edhe ja arriti. Ai më pas e përdori këtë si një konfirmim duke ju thenë një turme studentësh dhe punëtorësh në vitin 2008 se “Arritjet tona po njihen në mbarë botën.”
Thënë shkurt, shpesh me anë të fushatave të promovimit të vendit, apo përdorimit te njerzve të famshëm për ta bërë ketë më shumë se ekonominë edhe vendin udhëheqësit autokratë përpiqen të promovojnë imazhin e tyre “pozitiv” në botë!
Megjithëse teknikat e promovimit duken të njejta, me këto rreshta nuk dua të them që ky është qëllimi edhe i brand-it tonë ndërkombëtar, por historia që përsëritet ngre dyshime të forta edhe të arsyeshme.
Leximi nën lentet e historisë nuk është premtues por koha padyshim do ta tregojë!