Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut do të kushtojë 70.131 mln euro. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka zbardhur detajet e financimit të kësaj vepre energjetike, që e cilëon si më të rëndësishmen në 30 vitet e fundit midis 2 vendeve.
Buxheti për ndërtimi e kësaj linje do të ndahet midis një kredie nga KfW gjermane, një granti nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), që është një instrument i Bashkimit Evropian, si dhe një kontributi nga ana e OST. Më konkretisht, kredia e marrë nga KfW kap vlerën e 50 mln eurove, ndërsa granti i WBIF është në vlerën e 14 mln eurove.
Gjithashtu, një grant tjetër në formën e bashkëpunimit midis WBIF dhe GIZ në vlerën e 1.131 mln euro, si dhe 5 mln euro nga OST përbëjnë skemën e financimit për këtë linjë transmetimi.
Punimet për ndërtimin e saj nisën pak ditë më parë, ndërkohë që projekti do zbatohet në 2 lote. Loti i parë përfshin ndërtimin e linjave të transmetimit Elbasan – Qafë Thanë dhe Elbasan – Fier, ndërsa loti i dytë përfshin ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.
Aktualisht, sistemet energjetike të dy vendeve nuk janë lidhura direkt e për rrjedhojë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të kenë shkëmbim të energjisë elektrike. Ndërkaq, me ndërtimin e kësaj linje do të bëhet e mundur jo vetëm lidhja e dy sistemet, por do t’i hapet rrugë edhe bashkimit te tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe më tej me vendet e BE. Me vënien në operim të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, do të rritet kapaciteti total ndërkufitar i sistemit të transmetimit shqiptar me vendet fqinje në 1500MW.
Scan tv