Pas 4 vjetësh zvarritje, Prokuria e Tiranës, ka përmbyllur më në fund hetimin për mashtrimin me kreditë nga kompania Micro Credit Albania dhe disa zyra përmbarimore të lidhura me të. Ky hetim u hap pas një kallëzimi penal prej 700 faqesh të ministrisë së Drejtësisë në vitin 2020 me firmën e ish ministers Etilda Gjonaj, i bazuar mbi një raport të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve.
Kapitali zbardh emrat e plotë të shtetasve për të cilët prokuria e Tiranës ka lëshuar urdhër arrestet.
1 – “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka;
2 – “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega;
3 – “Arrest në burg” për shtetasin Edmond Mato;
4 – “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi.;
5 – ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro;
6 – ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jordisa Dervishi;
7 – “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti;
8 – “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote; dhe
9 – “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi.