26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Uncategorized

“Lokalet”/ Meta: Në Tiranë kemi ndërtime të reja, por nuk është bërë asgjë për strehimin social!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një status në një “Facebook” është shprehur se me programin e PL, do të shumëfishohet fondi për strehimin social.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.

Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Bashkë Fitojmë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *