Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron turistëve nga Kuvajti një destinacion të bukur pushimesh në një vend të Ballkanit dhe gjithashtu hap mundësi për udhëtarët nga Shqipëria për t’u lidhur me gamën e gjerë të vëndeve në rrjetin e saj duke përfshirë destinacione të njohura si Jeddah dhe Dubai.
“Me nisjen e linjës sonë të re për në Shqipëri ne tani fluturojmë direkt në dymbëdhjetë destinacione në Evropë. Kjo është në përputhje me planet tona për të zgjeruar opsionet e udhëtimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm si për pasagjerët në hyrje ashtu edhe për ata që dalin në rrjetin Jazeera” u shpreh Rohit Ramachandran, Drejtor Ekzekutiv i ‘Jazeera Airways’.
Jazeera Airways fluturon në 63 destinacione në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Jugore dhe në Evropë. Shqiptarët mund të vizitojnë destinacione turistike si Kajro, Sharm El Sheik dhe Dubai ose të nisin një udhëtim fetar në Arabinë Saudite me një qëndrim të përshtatshëm në Kuvajt përmes terminalit të aeroportit të Jazeera, T5 (Terminali 5 i Jazeera).
“Ne jemi të emocionuar që shohim Jazeera Airways të fluturojë në Tiranë këtë verë, pasi kontribuon shumë në afrimin e Kuvajtit dhe Shqipërisë. Kjo rrugë e re do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes për pasagjerët që udhëtojne për pushime dhe biznes nga të dy vendet, si dhe nga rajoni e më gjerë. Kjo lidhje tregon gjithashtu potencialin e të dy tregjeve. Ne jemi të kënaqur me besimin e dhënë tek Landways si partner vendas dhe jemi të sigurt për suksesin e Jazeera Airways në tregun shqiptar” u shpreh Gazmend Haxhia, President i ‘Landways International’, partner lokal i ‘Jazeera Airways’ .
Rreth Jazeera Airways:
Jazeera Airways operon fluturime komerciale dhe mallrash nga terminali i saj Jazeera T5 në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit. Linja ajrore fluturon në 63 destinacione të njohura në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, Afrikë dhe Evropë, duke përfshirë destinacione biznesi, argëtimi, fetare dhe fundjave me kërkesa të larta.
Marrë nga Scan