Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, një nga denoncuesit e aferës së inceneratorit të Tiranës, ka reaguar pas megaoperacionit të SPAK-ut i cili ka lëshuar disa urdhër-arreste ditën e sotme.
Urdhër-arrestet janë dhënë nga prokurori Dritan Prençi ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Këlliçi në reagimin e tij në rrjetet sociale shkruan se gjyqtarja me 3 mbiemra, duke e quajtur kamikaze, u ka dhënë 2 javë kohë për t’u arratisur dhe të zhdukin provat grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, thotë se nuk ka asnjë të ndaluar, të gjithë janë me pushime, duke vijuar me pastrimin e parave brenda dhe jashtë vendit ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj vijon promovimin e pyllit orbital.
“Kamikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!
Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!
Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror”, shkruan Këlliçi./ CNA