5 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Mikrokreditë dhe neglizhenca e shtetit po vrasin/ Ndërron jetë Pal Trashaj për shkak të mashtrimeve nga MCA

Disa orë pasi kreu aktin e rëndë të vetëhelmimit me fostoksinë para ambienteve të SPAK, 63 vjeçari Pal Trashaj ka ndërruar jetë në spitalin ku po merrte ndihmën e parë mjekësore.

Trashaj, një ish-zyrtar i bashkisë së Lezhës në gjendje të rënduar u paraqit dje në SPAK ku kërkoi të takohej me një prej hetuesve lidhur me padinë e bërë prej tij për pretendime se një shoqëri përmbarimore i kishte sekuestruar të gjitha pasuritë pas një mashtrimi me mikrokredi të bërë nga shoqëria MCA.

Prej vitesh, ai kishte pasur probleme me bankën e nivelit të dytë ku kishte marrë një kredi prej 76 mijë lekësh në 2008-ën, të cilën pretendonte se e kishte paguar por, vite më pas banka e nivelit të dytë pretendonte se nuk ishte shlyer duke e çuar deri në 480 mijë lekë detyrimin që duhet shlyer.

Më pas shoqëria përmbarimore në 2014-ën i ka sekuestruar Pal Trashajt pronat, madje edhe pagën e tij duke i bllokuar edhe minimumin jetik. Sipas 63 vjeçarit, në SPAK kishte dorëzuar padi mbi zyrtarë dh eish-ministra për pronat e tij që ishin sekuestruar nga përmbarimi, por sërish nuk kishte gjetur zgjidhje.

Vetë SPAK doli me një reagim zyrtar pas vetëhelimit të qytetarit duke deklaruar se Trashaj ishte paraqitur për të marrë informacion mbi një denoncim të bërë prej tij, por ndërkohë që oficeri i informacionit po njoftonte oficerin e BKH që merrej me hetimet e çështjeve të kallëzuara prej tij, Trashaj kishte dalë jashtë ku edhe kreu aktin e rëndë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *