27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Moneyval lë sërish Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Moneyval, vendosi të mbajë sërish Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave. Në raportin e radhës Moneyval vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të lehtë në dy kriterë për sa i takon luftës kundër pastrimit të parave, por ky progres është i pamjaftueshëm për ta nxjerrin vendin nga lista e shteteteve problematike për pastrimin e parave.

Shqipëria u vendos në listën e vendeve me mbikqyrje të thelluar për pastrimin e parave (lista gri), në verën e vitit 2018. Që nga ajo Moneyval ka bërë 4 raporte ndjekje për të parë progresin e vendit në luftën kundër pastrimit të parave. Por asnjëri nga këto raporte nuk ka dalë në konkluzionin se Shqipëria duhet të dalë nga statusi i mbikqyrjes së thelluar.

Nga 40 kritere që përdor Moneyval për të vlerësuarin kuadrin e pastrimit të parave në një shtet, Shqipëria renditet plotësisht në përputhje në 6 prej tyre. Për 31 kritere të tjera vendi renditet përgjithësht në përputhje, në 2 kritere renditja është pjesërisht në përputhje, ndërsa 1 kriter nuk është marrë në vlerësim.

Shqipëria pritet të raportojë sërish në komitetin Moneyval pas dy vitesh. Me sa duket gjatë kësaj kohe, vendi do të vazhdojë të qëndrojë në listën gri të pastrimit të parave, bashkë me shtete si Kongo, Jemeni apo ishujt Cayman.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *