Për shkak të përkeqësimit të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për anulimin e disa linjave të udhëtimit detar.
Të gjithë pasagjeret bëhen me dije se si rezultat i kohës së keqe Kompania Grandi Navi Veloci do të anulojë nisjen e tragetit GNV Blu në datën 06.01.2024.
Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara në datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do të spostohen në orën 23:00.
Të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë respektive për marrjen e informacioneve të mëtejshme.
Raportohet se Linjat e tjera Durrës-Bari-Durrës do të vazhdojnë normalisht.
Linja Durrës-Ankona-Durres do të vazhdojë normalisht.
Linja Vlorë-Brindisi -Vlorë do të vazhdojë normalisht.
Linja Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojë normalisht./ CNA