Shqipëria ndalon importin e kafshëve të gjalla nga katër shtete të rajonit. Përmes një vendimi të posacëm, Këshilli i Ministrave ka ndaluar importin e dhënve, dhive dhe lopëve për mbarështim nga Greqia, Turqia dhe Rumania për shkak të “sëmundjes së pestë të ruminantëve të vegjël.”
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas të dhënave zyratre, nga konfirmimi i rastit të parë i murtajës në një njësi blegtorale në Greqi vlerësohet se kanë ngordhur mbi 8 mijë krerë bagëti.