Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas pak momente më parë.
Lajmi për ndalimin e Malltezit nga SPAK u publikua nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.
Sipas burimeve nga SPAK, urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.
Deri tani nuk dihen arsyet e ndalimit të Malltezit, por ai ka qenë nën hetim nga SPAK për të ashtuquajturën Dosja Partizani.