Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit të këtij viti për të alokuar fondet e papërdorura tek projektet me realizim të lartë. Malaj bëri të ditur se me aktin normativ të ndryshimit të buxhetit do të përcaktohet edhe bonusi që pensionistët do të marrin në pranverë.
Më tej Malaj foli edhe për informalitetin duke theksuar se se bizneset në përgjithësi kanë reflektuar pozitivisht, ndërsa ka një listë subjektesh që do jenë subjekt rivlerësimi.
‘Sa i përket çështjes me informalitetin, drejtoria e Tatimeve ka dërguar një njoftim për deklarim real të pagave, ka patur dhje një njoftim të dytë për ato biznese që nuk e kanë reflektuar. Më pas ka pasur një listë subjektesh me risk që janë komunikuar privatisht që do jenë subjekt rivlerësimi. Në përgjithësi bizneset kanë reflektuar pozitivisht. Pas fazës së tretë do kemi rezultate konkrete.’
Për studentët që pas shkollës largohen nga vendi, ministri thotë se qeveria po punon për ti mbajtur dhe për këtë ka rritur edhe pagat.
‘Çështja e lëvizjes së fuqisë punëtorë në vendet e huaja është fenomen. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masat duke rritur paga, që në sektorin publik të jenë aktivizuar dhe për studentët me nota ekselente.’
Për biznesin e vogël nuk do ketë ndryshim nga përjashtimi tatimor deri në vitin 2029.
‘Përjashtimet tatimore do shikohen në dy plane. Do shihen nëse dhanë benefitet plani i dytë nëse janë në një linjë me direktivat e BE-së.
Për biznesin e vogël nuk do ketë ndryshim deri në 2029.’