28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

New York Times ulërret , opozitarët ose alternativa ndryshe hesht !

Irena Beqiraj 

Dje një artikull i New York Times qarkullonte në me shpejtësi në what’s up e shqiptarëve. Sot po diskutohet në mediat ndërkombetare si “korrupsion në të gjitha nivelet” . Richard Grenell , mbështetësi I Ballkanit të Hapur edhe i ndryshimeve të kufinjve SERBI -KOSOVE së bashku me dhëndrin e Trump po bëhen gati të investojnë miliarda dollarë që vijnë nga Arabia Saudite në Sazan , e Zvërnec , në bashkëpunim me Kastratin I cili së fundmi sipas NYT ka blerë ne Amerikë një shtëpi edhe një hotel rreth 55 milionë dollarë.

Deri këtu asgjë e re ! Që prej vitit 1920 kur Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve Shqiperia prodhon strategë, që përkrahjen politike ndërkombëtare, të cilën e shesin si arritje të tyre e blejne shtrenjtë, duke e shkëmbyer në tavolinat e bisedimeve pasurinë publike të shqiptarëve, ndërsa shqiptarët në varfëri vrasin vëllai vëllanë për gardhin.

Por më e dhimshme se kjo është qetësia e varrit ndër opozitarë . Ndër altrenativa të reja edhe të vjetra asnjë nuk flet ! Asnjë për be!

Të paktën të thonë se për hir të zhvillimit janë dakord me mënyrën sesi po lulëzon korrupsioni me akses, por ata në mënyrë butaforike mbeten të vendosur të dënojnë rryshfetin e drejtorucëve.
Ose të thonë që nga Park Kombëtar sic ishtë në plan të shëndrohej Sazani shumë mirë që Grenellit I ka shkuar mendja të gjej ca kapital ( jo amerikan ) por Arab të paketuar në qeska amerikane për të investuar në Shqipëri, se nga hesapet që bëjnë është më fitimprurëse .
Ose të pohojnë që e kanë pranuar propagandën, gënjështrën, si normale, madje ata vet janë produkte të rëndomta të saj .
Le të dalin e të thonë ashtu burrërisht sic bëri Grenell se nën standartet e kapitalizimit neo-liberal , ata kujdesen më së shumti për interesat e tyre të ngushta personale edhe jo për sitemin demoratik , funksionimin e tij edhe të mirën e përbashkët.

Pse votojnë Shqiptarët Ramën ? Sepse ai njësoj si të gjithë ju kujdeset vetëm për pushtetin e tij por te paktën bashkë me skuadrën e Sarileve e argëton popullin me tallava , nuk e streson me fjalime të gënjeshtërta revolucionare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *