Java e shkurtër e punës së bashku me pagën minimale janë dy nga çështjet më të rëndësishme të momentit për korporatat më të mëdha të globit. Teksa tregu i punës po shtrengohet kudo nëpër vendet e zhvilluara për shkkak të zhvillimeve deomgrafike, gjigandët më të mëdhenj të biznesit po shkojnë drejt javës së shkurtër të punës.
Arsyet për këtë revolucion janë të shumta; rritja e mirëqenies së punëtorëve, rritja e produktivitetit, mbajtja e talenteve dhe tërheqja e të rinjve. Por cilat janë korporatat që tashmë kanë filluar të zbatojnë javën me 4 ditë punë.
Modeli Intesa San Paolo
Në Itali, shembulli i parë i një jave të shkurtër pune sipas numrit të punonjësve është Intesa Sanpaolo. Pas një diskutimi të gjatë banka arriti një marrëveshje me sindikatat për javën e shkurtër me orar pune të shpërndarë në 4 ditë në javë nga 9 orë në ditë, me fleksibilitet në hyrje dhe dalje.
Intesa Sanpaolo është shembulli i parë i një gjiganti në sektorin bankar me një marrëveshje kolektive kombëtare e cila parashikon një javë të shkurtër pune. Aktualisht, nga 70 mijë punonjës, 17,000 i janë bashkuar javës së re të shkurtër me pagë të barabartë si më parë.
Samsung, një e premte falas
Samsung gjithashtu ka ndërmarrë hapa konkretë për të shkurtuar orët e punës për stafin e saj. Përveç orareve fleksibile, kompania koreane u lejon punonjësve të saj të bëjnë një të premte në muaj pushim.
Me rreth 120 mijë punonjës, Samsung bëhet kështu një shembull tjetër i tendencës në tregun e punës. Orë më të shkurtra dhe më shumë fleksibilitet.
Skema Lavazza
Një shembull tjetër, i cili po i afrohet fleksibilitetit që kërkohet nga punonjësit me hapa të vegjël, është ai i Lavazza-s. Nga maji deri në shtator, Lavazza po eksperimenton me të premtet e shkurtra, pra largimin herët për t’u lënë pasdite të lirë punonjësve.
Një ide e adoptuar së fundmi nga kompani të tjera të mëdha, si marka Thun, e cila megjithatë bazohet në parimin e besimit. Në fakt, kompania i lejon punonjësit të punojnë në mëngjes në zyrë dhe pasdite në punë inteligjente në shtëpi, por pasi të përfundojë puna, pjesa tjetër e pasdites do të konsiderohet e lirë.
Plasmon, java 4-ditore për nënat e reja
Plasmon mbështet fuqishëm amësinë dhe prindërimin. Kompania u garanton nënave të reja një javë të shkurtër pune prej 4 ditësh të paguara në masën 100%. Jo vetëm kaq, por Plasmon i garanton edhe prindit të dytë 60 ditë leje me pagesë 100%.
Bota e biznesit po ecën në këtë drejtim. Orare më të shkurtra pune për të rritur produktivitetin, por edhe për të mbajtur talentet në punë. Me sa duket për punonjësit po fryn një herë më e mirë. Ndoshta e njëjtë me revolucionin që nisi Henry Ford një shekull e ca më parë në Shtetet e Bashkuara.