29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nis arbitrazhi në Hollandë/ Bashkëshortja e Ylli Ndroqit kërkon 128 mln euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare

Michael Ostrove, një avokat nga studio ligjore ndërkombëtare DLA Piper, do të jetë kryetari i trupit gjykues që do të gjykojë padinë e ngritur nga zonja Mimoza Ndroqi kundër qeverisë shqiptare.

Gjykata e Përherhshme e Arbitrazhit në Hagë të Holandës ka nisur zyrtarisht gjyqin, në të cilin bashkëshortja e Ylli Ndroqit kërkon 128 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare për konfiskimin e televizionit Ora News. Dy anëtarët e tjerë të Tribunalit që do të vendosë fatet e çështjes janë Jean-Christophe Bouchard dhe Zachary Douglas.

Padia bazohet në traktatin dypalësh për mbrojtjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Zona Ndroqi rezulton të jetë pajisur me nënshtetësinë bullgare dhe pretendon se konfiskimi i televizionit Ora Neës nga qeveria shqiptare përbën shkelje të traktatit të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë i nënshkruar në prill të 94-ës dhe hyrë në fuqi në vitin 1996.

Në gjyq, interesat e ish pronarëve të Ora News përfaqësohen nga studiot ligjore Opti-Laë dhe Daci and Associates SH.P.K, ndërsa shteti shqiptar nga Avokatura e Shtetit dhe studio e kontraktuar avokatore Allen & Overy.

Televizioni Ora News u sekuestrua nga SPAK në gusht të vitit 2020. Më vonë gjykata e posaçme vendosi konfiskimin e televizionit në favor të shtetit. Por zoti Ndroqi e ka cilësuar procesin si të orkestruar politikisht për shkak të përplasjeve të tij me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe qëndrimit kritik që televizioni ka mbajtur ndaj këtij të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *