26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nis asfaltimi i Thumanë-Kashar, rruga do të jetë gati në 30 qershor

Autostrada Thumanë – Kashar, që është pjesë e Korridorit Blu do të përfundojë në qershor të këtij viti”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama publikoi pamjet nga punimet që janë duke u kryer aktualisht, ku në disa segmente ka nisur asfaltimi.

Ky segment rrugor ka një gjatë prej 21 km, ndërsa hapja e tij pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun, në një nga akset me trafikun më të rënduar të Shqipërisë. 

Kjo rrugë po ndërtohet nga kompania Gener 2 me fondet e veta, ndërkohë që kalimi do të jetë me pages. Për makinat e thjeshta me 4 vende pagesa do të jetë 2.5 euro duke përfshirë TVSH-në.

Buxheti i shtetit merr përsipër që të garantojë fluksin e automjeteve që do të kalojnë për 8 vitet e para të operimit, dhe nuk do të paguajë më shumë se 22.8 milionë euro për të gjithë periudhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *