Në këtë pistë në restaurim e sipër në Aeroportin e Rinasit nis një prej lajmeve më të rëndësishme të atij që mund të quhet aviacioni shqiptar.
“Që sot ku ka nisur punimet për zgjatimin e pistës së Aeroportit të Tiranës, praktikisht kanë filluar dhe procedurat për lidhje direkte mes Tiranës dhe Nju Jorkut. Pra Shqipëria do të ketë mundësinë të ketë fluturime interkontinentale”, u shpreh Blendi Fevziu që ishte atje për të parë nga afër punimet.
Deri më sot pista e aeroportit të Rinasit ka qenë rreth 2700 metra dhe e ndërtuar në vitet ‘60 me punën e të burgosurve politikë.
Pista asokohe kishte parashikuar fluturime të gjatësisë së mesme. Natyrisht që disa avionë të rëndësishëm siç ka qenë Air Force One apo avioni i Presidentit Macron, janë ulur në aeroportin e Rinasit, por duke kryer një operacion special uljeje. Ndërkohë që fluturimet komerciale dhe të pasagjerëve kërkojnë një procedurë tjetër që të jetë 100% e garantuar dhe e sigurt për t’u ulur pasagjerët.
Pista do të shkojë në 3200 metra duke e bërë atë në të njëjtin standard të çdo aeroporti të botës. Të gjithë llojet e avionëve të kategorisë E, pra avionëve interkontinentalë mund të ulen në aeroportin e Rinasit.
Paralelisht me këtë kanë filluar procedurat për lidhje direkte të fluturimeve mes Tiranës dhe Nju Jorkut. Pas Nju Jorkut fluturimet ndërkontinentale mund të vijojnë edhe me destinacione të tjera përtej kontinentit Europian. Pra që nga fundi i këtij viti, sipas informacioneve, Shqipëria ka mundësi të lidhet me çdo kryeqytet të botës me fluturime direkte.
Klan Tv