Të ardhurat e aeroportit të Tiranës u rritën me 48.5 për qind vitin e kaluar duke arritur në 8.3 miliardë lekë (80 milionë euro), teksa rritja e turizmit dhe fluksi i lartë i pasagjerëve e ka shndërruar biznesin e aeroportit në një nga me fitimpruresit
Të dhënat nga bilanci zyrtar që TIA dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vitin e kaluar fitimi para taksave, i kompanisë që ka koncesionin e aeroportit, kërceu në 3.62 miliardë lekë (35 milionë euro) duke u rritur me 65.3 për qind krahasuar me vitin 2021.
Vitin e kaluar aeroporti i Rinasit përpunoi mbi 5 milionë pasagjerë. Por këtë vit shifra vlerësohet se do të rritet sërish në nivelin 30-40 për qind duke e bërë Rinasin një nga aeroportet me rritjen më të madhe në Europë.
Fitime te majme
Aeroporti i Rinasit zotërohet nga grupi Kastrati. Në dhjetor të vitit 2020, Shefqet Kastrati e bleu koncesionin e aeroportit nga një kompani e quajtur “Real Fortress Private Limited” për një çmim total prej 71 milionë eurosh. Kompania deklaroi uljen e tarifave aeroportuale pas blerjes dhe nenshkroi marreveshje me disa linja ajrore low cost per zgjerimin e fluturimeve nga Rinasi
Vetëm për dy vjet nga blerja, koncesioni i aeroportit ka prodhuar 54 milionë euro fitime para taksave. Çmimi i paguar nga Kastrati për blerjen e aeroportit mund të jetë shlyer tërësisht ndërkohë, teksa të dhënat zyrtare se fluksi i pasagjerëve ka qenë rekord edhe në gjysmën e parë të këtij viti.
Kjo e bën blerjen e aeroportit një nga investimet më të arta në Shqipëri me kthim 100 për qind të investimit për vetëm 2 vite e gjysmë, pa përfshirë të ardhurat e tjera dytësore që burojnë nga ky koncesion si qiratë e duty free-ve apo shërbimet e tjera mbështetesë duke përfshirë parkingjet.
Megjithate kompania thote se ajo ka angazhuar nje program agresiv investimesh te financuar permes kredive bankare, qe arrijne ne mbi 100 milione euro, te cilat nuk shfaqen plotesisht ne krahun e shoenzimeve sepse amortizohen ne vite.
Sipas marreveshjes, TIA është angazhuar të kryejë investime për zgjerimin dhe përmirësimin e aeroportit, fillimisht ne 100 milione euro, por qe sipas saj shifra do te jete dukshem me e madhe. Kompania ka te drejte për operimin e Rinasit deri në vitin 2040, pasi qeveria shqiptare e e zgjati dhe me 13 vite të tjera koncesionin pas shitjes së tij nga kinezët tek grupi Kastrati.
Me këto tregues financiarë, Aeroporti Nënë Tereza është në podin e bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri dhe parashikohet të qëndrojë aty për shumë gjatë.
Vitin e kaluar kompania regjistroi një fitim para taksave sa 43 për qind e xhiros, që do të thotë se në çdo 100 lekë që arkëton, 43 lekë janë fitim direkt për kompaninë koncesionare.