26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Uncategorized

Pak orë para intervistës/ Nisin kërcënimet nga Tirana për Ahmetajn

Pak orë përpara shfaqjes së intervistës të Arben Ahmetaj në Syri TV, mbi ish numrin dy të qeverisë kanë nisur kërcënimet nga Tirana. Portali Syri shkruan se gazetari i Edi Ramës, Adriatik Doçi, përmes një statusi në facebook ka kërcënuar hapur Arben Ahmetajn.

‘Thonë se Baba Vanga paskërka parashikuar se gjatë dhjetëvjeçarit të tretë të shekullit XXI treni mund të shtypë një tigër në Zvicër!’, shkruan Doçi në një postim të tij në Facebook.

Doçi është edhe njeriu që akuzohet nga Arben Ahmetaj si pjesë e bandës së inceneratorëve dhe që sajon dosje për llogari të Linda dhe Edi Rames kundër Ahmetajt.

Ish/zv-kryeministrit pritet të lëshojë akuza të rënda ndaj Ramës në një intervistë për gazetarin Çim Peka në SYRI TV, e cila transmetohet këtë të hënë në mbrëmje. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *