27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

PD propozon projektligj që buxheti t’u kthejë paratë profesionistëve të lirë, të cilët paguan taksën e rrëzuar nga Kushtetuesja

Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shfuqizoi këtë nen, rezultojnë se janë 6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhen 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024 në vlerën 500 milionë lekë, ndersa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mospageses të jenë akumuluar edhe kamatevonesa.

Nisur nga vullneti i qeverisë dhe gatishmëria për të rimbursuar këtë kategori, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar nisma e propozuar nga deputetët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, sipas së cilës, në nenin 69, të ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, pas pikes 3, shtohen pikat 4 dhe 5, të cilat kanë si qëllim rimbursimin e tatimit të paguar.

Konkretisht kërkohet që “Të gjithë tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 – 30 qershor 2024, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesit. Pas kësaj, me kërkeseëme shkrim, te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet automatikisht në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet per llogari te detyrimeve tatimore te ardhshme te tatimpaguesit”.

Po ashtu, shtohet edhe pika që synon të heqë gjobat në rastet kur këto detyrime nuk janë paguar. Pika e propozuar synon që “te gjithe tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 janar 2024 – 30 qershor 2024, sipas nenit 69, të ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat 2023 i ndryshuar, i shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, fshin nga sistemi detyrimin tatimor se bashku me kamatevonesat”.

Pak ditë më parë Ministri i Financave u shpreh se qeveria është e gatshme që të rimbursojë këtë kategori, por duhet të përcaktohet rruga ligjore që do të ndiqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *