3 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Philipp Plein do të ndërtojë hotel në Tiranë/ Ilir Trebicka dhe Ylli Ujka nënshkruajnë marrëveshjen me stilistin e famshëm

Në hyrje të Liqenit Artificial, ngjitur me Gardën e Republikës, do të ketë një hotel Philipp Plein. Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm tre muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë duke nënshkruar së fundi një marrëveshje me kompaninë shqiptare X One shpk, e cila ka marrë lejen për ndërtimin e projektit, Grand Park Skyline.

E themeluar në maj të vitit 2021, X One është një kompani, e cila zotërohet nga tre aksionerë. Ata janë Ilir Trebicka, Ylli Ujka dhe Cesk Ivanaj. Projekti i saj Grand Park Skyline, që është projektuar nga arkitekti i mirënjohur Valerio Olgiati, do të strehojë një hotel të nivelit të lartë Plein me të paktën 150 dhoma, 100 apartamente me shërbime, një vend pritjeje, restorantin Sukaru Ba dhe një klub plazhi Crystal Beach – të gjitha nën markën Philipp Plein.

Ndërtimi i projektit pritet të zgjasë 5 vjet për të përfunduar në vitin 2030.

“Ne jemi shumë të kënaqur që marka Philipp Plein dhe formatet tona të mikpritjes, argëtimit dhe ngrënies u zgjodhën për një pronë kaq unike brenda peizazhit evropian,” tha ai. Plein theksoi prestigjin që përfaqëson ky projekt dhe angazhimin e markës për të ofruar përvoja të pakrahasueshme luksi,” tha stilisti me famë botërore Philipp Plein, i cili shprehu entuziazmin e tij për këtë sipërmarrje.

Dizajni i brendshëm dhe ofertat e shërbimit të projektit do të pasqyrojnë estetikën e guximshme të Plein, me vetë projektuesin që mbikëqyr elementet kryesore arkitekturore dhe të dizajnit.

Këshilltarja e biznesit Carmine Rotondaro, e cila negocioi marrëveshjen në emër të Plein Group, e përshkroi projektin si “një moment historik në rritjen dhe zhvillimin e markës Philipp Plein”. Ajo theksoi se ky bashkëpunim mund të shërbejë si një model i shkallëzuar për zhvillimet e ardhshme luksoze në qytete në mbarë botën.

Administratori i X One, Ylli Ujka, vuri në dukje rëndësinë strategjike të partneritetit me një markë të njohur globalisht. “Ne besojmë se stili i tij dhe qasja avangarde përputhen në mënyrë të përkryer me vizionin tonë,” tha ai, duke nënvizuar investimin emocional dhe profesional në projekt.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *