26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Politekniku bën tender 5 milionë euro me garë fiktive për rikonstruksionin e Gjeologji-Minierave

Universiteti Politik ka zhvilluar një tender me fond limit 578 milionë lekë ose 5.5 milionë euro për rikonstruksionin e ndërtesës në përdorim nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave dhe ndërtimin e Muzeut të Gjeologjisë.

Sipas dokumentave zyrtarë, në garë janë paraqitur 3 oferta, por dy prej tyre kanë qenë nga persona fizikë, të cilët nuk kanë dhënë fare ofertë ekonomike.

Si rezultat rektorati i Universitetit Politeknik ka shpallur fituese ofertën e vlefshme reale, atë të bashkimit të shoqërive R&T shpk dhe Metro Design. Këto kompani ofruan ta rindërtonin ndërtesën e Fakultetit të Gjeologji-Minierave për 517 milionë lekë ose 4.95 milionë euro.

Në fillim të këtij viti, Universiteti Politikenik zhvilloi një tjetër tender me vlerë 10 milionë euro, këtë herë për ndërtimin e fakultetit të Inxhinierisë, që u fitua nga kompania 4-AM. Edhe në atë tender pati jo pak kundërshtime, pasi oferta më e ulët ishte dhënë nga kompania Salillari, por që u skualifikua.

Javët e fundit universitetet publike kanë qenë në qendër të kritikave për shkak të renditjes së tyre në vendet e fundit të universiteteve botërore. Shumë grupe interesi kanë akuzuar se universitetet publike në Shqipëri nuk shpenzojnë për të ngritur cilësinë e mësimdhënies, por harxhojnë para për luks dhe tendera të dyshimtë.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *