Në një mbledhje qeverie, personi që drejtonte mbledhjen fillon të sulmojë një anëtar/anëtare të kabinetit. Për të disatën herë në fakt, sepse këtë e ka bërë gjatë gjithë kohës.
Në qeverinë e Shqipërisë, autoriteti nuk buron për shkak të aftësive profesionale, postit apo integritet, por nga afërsia me 1-shin. Kush është më afër të parit, mund të sulmojë të tjerët, të uzurpojë kompetencat e tyre e madje t’i fyejë ata në mënyrë të përsëritur. Sepse qeveria e Shqipërisë kështu funksionon.
Megjithatë debati këtë radhë shkoi shumë larg. Personi i sulmuar në një moment reagoi duke thënë të vërtetën e tij. Dhe e vërteta ishte kjo.
“Unë e di arsyen e sulmeve. Po kërkon të lirosh postin tim për njerëzit me të cilët ndan momente.” Në fakt kjo është një fjali e zbukuruar pak. Sepse origjinalja ishte dhe më troç.
Mbledhja e qeverisë, vendi ku duhet të merren vendime të rëndësishme për fatet dhe të ardhmen e shqiptarëve degjeneroi në një sherr keshtu. Më pas nisi lufta e autoritetit me shkarkime dhe dorëheqje. Më pas për dorëheqjen nga shkarkimi dhe dorëheqjen nga dorëheqja.
Ky nuk është një skenar imagjinar.