11 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Pse ulja e çmimit të energjisë do të rëndëojë në buxhetin e shtetit?!

Irena Beqiraj 

Nga të dhënat e publikuara në raportet e përvitshme të Entit Rrregullator të Energjisë (ERE), rezulton se struktura e konsumatorëve të energjisë eshtë e ndarë si më poshtë:

-rreth 200 mijë janë konsumatorë që rezultojnë me zero konsum energjie.

-620 mijë konsumojnë deri në 400 kwh në muaj.

-130 mijë konsumatorë kanë konsum energjie 400 kwh deri në 700 kwh

Edhe rreth 50 mijë konsumatorë janë mbi fashën e konsumit prej 700 kwh në muaj

Thenë ketë ulja e çmimit me 1 lek/kwh krijon një zvogëlim e të ardhurave të OSHEE me rreth 3.53 miliardë lekë , të cilat do të përkeqësonin parametrat e shëndetit aktualisht të dobët financiar të kompanisë e cila nga të dhënat e vitit 2023 vazhdon ta ketë kapitalin e vet negativ.

OSHEE paraqitet me aktive totale 102 miliardë lekë edhe me detyrime totale 134 miliardë lekë. Pra ajo rezulton me një kapital negativ prej 32 miliardë lekë.

Pra, edhe pas 12 vitesh reformash OSHEE është “si shtëpia që mbahet me miell hua”. Thënë ndryshe nëse OSHEE nuk do të financohej nga buxheti I shtetit edhe nuk do të operonte në sektor strategjik, (sipas ligjit kompanitë që operojnë në ketë sektor nuk mund të falimintojnë) do të konsiderohej një kompani e falimentuar .

Ulja e mëtejshme e të ardhurave të OSHEE- s si rezultat i uljes çmimit do ta përkeqësonte më tej situatën jostabël edhe pa kapacitete financiare të OSHEE, edhe rreziqet financiare që mund të lindin nga cdo ndikim i jashtëm, mund ta shtynin atë sic ka ndodhur historikisht të kërkojë mbështetje buxhetore sic ndodhi ne 2022.

Grafiku tregon se në vitin 2022 për të përballuar detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata, sektori energjitik u financua me 33 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Elementi i dytë që rezikon performancës financiare kryesisht të OSHEE janë borxhet që këto kompani kanë ndaj njëra tjetrës edhe Ministrisë se Financave. Tabela me të dhënat e Ministrisë së Financave tregon se kompanitë e sektorit I detyrohen Ministrisë së Financave 56,97 miliardë lekë. Edhe pse duket sikur detyrimin me te madh e ka KESH me 35.8 miliarde, tabela tregon se KESH ka financuar OSHEE me 56.9 miliarde.

Në këto kushte, ulja e mëtejshme e të ardhurave të një kompanie “me pantallona në fund të këmbëve” do të përdoret si sebeb që me vështirësinë e parë, që Ministrja bashkë me Drejtorin e saj të trokasin në derë te Ministrit të Financave për të kërkuar financim buxhetor, i cili mund të jetë disa fish më i madh.

Edhe për situata të tilla populli ynë ka një shprehje “Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qerres”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *